Aksident i rëndë, pas përplasjes vetura përfshihet në flakë

Një aksident është regjistruar sot rreth orës 2:30 minuta të orëve të para të ditës  në afërsi  të poliklinikës qendrorë te qytetit të Vlorës përgjatë bulevardit Ismail Qemali.

Si pasojë e përplasjes automjeti është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka dalë nga makina para se mjeti të përfshihej nga flakët.

Drejtuesi  i mjetit ka marrë dëmtime të lehta nga përplasja dhe është shoqëruar në spital, ndërkohë që hetimet vijojnë.