Gjatë ditës së djeshme u raportuan 74 aksidente trafiku, u shqiptuan mbi 2 mijë gjoba

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24- orëve të fundit janë raportuar 74 aksidente trafiku, prej të cilave 28 kanë përfunduar me persona të lënduar.

Sipas policisë, aksidentet kanë ndodhur në rajone të ndryshme të vendit ndërsa fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me pasoja fatale.

Ndaj të gjithë pjesëmarrësve në trafik, të cilët kanë thyer rregullat e komunikacionit, policia ka shqiptuar 2027 gjoba kundërvajtëse.