Njësia FAST kapë dy të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar, një turk e një polak

Njësiti FAST i Policisë së Kosovës ka arrestuar dy persona të kërkuar me fletë-arrest ndërkombëtar.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie.

Siç thuhet në njoftim, në të dyja rastet do të vazhdojnë procedurat e parapara për rastet kur realizohen arrestime me urdhër-arrest ndërkombëtar.

“Njësiti FAST-ILECU, në vazhdën e realizimit të detyrave dhe angazhimeve policore në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar, në dy ditët e fundit, ka kryer dy arrestime në bazë të letër-rreshtimeve ndërkombëtare.

Rasti i parë: Më  04.06.2024, si rezultat i një bashkëpunimi të mirë në mes të Njësisë FAST dhe partnereve ndërkombëtar,  është arrestuar shtetasi  polak, i kërkuar në bazë të letër-rreshtimit ndërkombëtar (Red-Notice-Interpol), të lëshuar nga autoritet e Polonisë.

Me urdhër të prokurorit kompetent të Prokurorisë Themelore-Prishtinë, personi i kërkuar është dërguar në mbajtje.

Rasti i dytë: Më  06.06.2024,  është arrestuar personi i kërkuar në bazë të letër-rreshtimit ndërkombëtar, lëshuar nga autoritet e Turqisë.

Me urdhër të prokurorit kompetent të Prokurorisë Themelore-Prishtinë, personi i arrestuar është dërguar në mbajtje.

Në të dyja rastet do të vazhdojnë procedurat e parapara për rastet kur realizohen arrestime me urdhër-arrest ndërkombëtar”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.