Tentim-vrasja e trefishtë në Pejë, vdes babai i djemve

Sot ka ndërruar jetë Jeton Berisha, njëri nga tre viktimat e tentimvrasjes së para disa javësh në Pejë.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.

“Është lëshuar urdhëri per obdukimin e viktimës nga Prokurori i shtetit”, ka thënë Nikçi.

Kujtojmë se tre persona u patën plagosë me 22 maj në qendër të Pejës, pas një mosmarrëveshje.

Të plagosurit kishin mbetur Jeton Berisha dhe dy djemtë e tij, Jetnisi dhe Jetarti.