Kurti: Nevojiten botime akademike për gjithçka që ka ndodhur në luftë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nevojiten botime akademike për gjithçka që ka ndodhur në luftën e fundit. Këtë deklaratë ai e ka bërë në konferencën shkencore për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s dhe Çlirimit të Kosovës me temën: “Një çerek shekulli shtetndërtim, sfida dhe arritje- qasje multidisiplinare”.

Ai ka thënë se si shoqëri dhe shtet kemi nevojë për narracione të vërteta botime akademike për gjithçka ka ndodhur në luftë, ndërsa ka uruar që Kosova të jetë gjithmonë e lirë.

“35 vjet më parë në mes te muajit qershor të vitit 1999, populli i Kosovës po i përjetonte ditët e fundit të luftës dhe ditët para të lirisë. Akademitë përkujtimore deri tani më shumë kanë qenë faktografike se shkencore”.

“Ne si shoqëri dhe shtet kemi nevojë për narracione të vërteta botime akademike për gjithçka ka ndodhur në luftë. Duke iu uruar mbarësi në këtë konferencë urime 25 vjetori i çlirimit, e paçim Kosovën gjithmonë të lirë”, tha Kurti.