Sot mblidhen dy komisione parlamentare

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen dy komisione.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti do të shqyrtojë raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji – ZRRE.

Ky takim është paralajmëruar për të filluar në orën 11:00.

Ndërsa Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të RTK-së.

Të ftuar janë Bordi i RTK-së dhe drejtori i Përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj.

Ky takim pritet të fillojë gjatë orës 12:00.