Mbahet samiti “The Western Balkans 2024”

Në Prishtinë këtë të martë do të mbahet samiti “The Western Balkans 2024”.

Në këtë samit pritet të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, George Robertson ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, Jeffrey Hovenier ambasador i SHBA-së në Kosovë, Tomas Szunyog shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Matteo Renzi ish-kryeministri i Italisë, Liburn Aliu ministër i Mjedisit.

Gjithashtu, pjesëmarrës do të jene edhe ministra tjerë të qeverisë së Kosovës, si dhe biznesmen të ndryshëm.