Ish-kryeministri italian: Kosova, vend i rëndësishëm për të ardhmen e BE’së

Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi në samitin “The Western Ballkans 2024”, ka thënë se Evropa duhet të kuptojë rëndësinë e veçantë dhe rolin që e ka Ballkani por veçanërisht Kosova.

Ish-kryeministri italian potencoi se pavarësisht që Evropa është vend i paqes dhe prosperitetit nëse nuk ndryshon gjatë viteve të ardhshme ajo do ta humb rolin e saj që e ka mes kontinenteve qoftë Amerika-Kina.

Renzi lavdëroi kryeministrin Albin Kurti për punën e bërë për Kosovën, vend për të cilin ai tha se është shumë i rëndësishëm për rajonin dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian.

“Kam nderin dhe jam shumë i kënaqur që jam këtu sot, para se të gjithash të uroj kryeministrin për rezultatet e mira dhe për qëllimet e mëdha, për këtë vend shumë të rëndësishëm, kuptohet shumë i rëndësishëm për rajonin por edhe për të ardhmen e Bashkimit Evropian”, u shpreh ai.