Ronaldos s’ia lë “shenjë” mosha, çfarë goli ka shënuar për Portugalinë

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo, ka shënuar një eurogol për kombëtaren e tij në miqësoren ndaj Irlandës.

39-vjeçari realizoi me këmbën e majtë në minutën e 50-të për ta dyfishuar epërsinë e portugezëve në 2-0, pas golit të Joao Felix.

Portugalia po e luan miqësoren e fundit përpara Euro 2024.

Në listën e të ftuarve është edhe pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo./Insajderi