Clintoni kujton bombardimet e NATO-s për çlirimin e Kosovës

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, i cili pati rolin kyç në ndërhyrjen e NATO-s për ta ndalur gjenocidin në Kosovë, ka kujtuar 25-vjetorin e çlirimit të vendit tonë.

Në një video të publikuar të martën vonë në Twitter, Clinton ka kujtuar se si SHBA-ja ka udhëhequr bombardimet e NATO-s për të larguar forcat serbe dhe për t’i dhenë fund represionit e spastrimit etnik ndaj shqiptarëve.

“Ndërhyrja ushtarake ndihmoi në rivendosjen e vetëqeverisjes për krahinën dhe çoi në pavarësinë e Kosovës më 2008”, ka shkruar ai, teksa në një postim tjetër ka thënë se shpreh falënderimet për 25 vjet paqe në Kosovë.