Dy gjoba në vlerë 800 euro ndaj shoferit brenda disa minutash në Ferizaj, iu konfiskua edhe vetura

Policia në Ferizaj ia ka shqiptuar një personi dy gjoba pasi i njëjti thuhet se brenda disa minutave ka shkaktuar dy kundërvajtje në komunikacion.

Sipas policisë, këtë të mërkure rreth orës 04:50 në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, përkatësisht në fshatin Prelez i Jerlive, e kanë ndaluar shoferin H.R., të moshës 24-vjeçare, i cili ishte duke vozitur 145 km/h në zonë 60 km/h.

“Ndërsa gjatë kontrollimit të dokumenteve dhe testimit me alkooltest ka rezultuar që kishte konsumuar edhe alkool 0.36 promila. Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 3 muaj dhe është përjashtuar nga komunikacioni”, thuhet në njoftimin e policisë.