Osmani: NATO-ja ishte një dritë shprese – një shans për drejtësi, një shans për liri

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në seancën solemne me rastin e 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Kosovës, tha se NATO-ja ishte një dritë shprese, një shans për drejtësi, një shans për liri.

Osmani tha se në këtë ditë, do ta kujtojmë rezistencën këmbëngulëse të presidentit historik, Ibrahim Rugova dhe heroizmin e komandantit legjendar Adem Jashari me familje.

Kur paqeruajtësit e KFOR-it shkelën në tokën e Kosovës së përgjakur, të dërmuar, e të shkatërruar, lotët, britmat, lulet dhe përqafimet që i pritën ushtarët e NATO-s, krijuan simfoninë e emocioneve të lirisë.
Kolonat e makinerisë ushtarake, zhurma e helikopterëve, uniformat me flamuj të shumtë, u shndërruan në simbol të shpëtimit të popullit të Kosovës nga shfarosja nga regjimi gjenocidal i Serbisë, duke e larguar njëherë e përgjithmonë makinerinë gjenocidale të Millosheviqit, të turpëruar dhe të kapitulluar.
NATO-ja ishte një dritë shprese – një shans për drejtësi, një shans për liri.

Ndaj në këtë ditë, do ta kujtojmë përherë rezistencën këmbëngulëse të  presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova për liri, demokraci dhe Kosovën e pavarur. Do ta kujtojmë heroizmin e komandantit legjendar Adem Jashari me familje, të cilët u bën gurthemeli i lirisë sonë.“- tha Osmani.