Momenti kur avionët e parë luftarakë të NATO-s nisën bombardimin e Serbisë

Ishte 24 marsi i vitit 1999 kur NATO nisi avionët luftarakë drejt bombardimit të ish-Jugosllavisë, të cilat kulmuan me çlirimin e Kosovës, qershorin e atij viti – fiks para 25 viteve.

Bombardimet mbi ish-Jugosllavinë, 25 vite më parë nuk ishin të përbëra nga armët e sofistikuara që u përdorën për të ndalur agresionin e Serbisë ndaj një popullate të pafajshme.

Një nga armët më të sofistikuara që u përdorën për këto bombardime janë raketat e njohura amerikane, Tomahawk.

Poashtu janë përdorur edhe raketat Cruise, raket të cilat përdoren për të bombarduar caqet që ndodhen në distanca të largëta.

Avionët britanikë “Harrier”, nga një familje e avionëve britanikë që përdoret për operacione të tilla, bartën bombat nga bazat italiane.

Pamjet e tyre i kishte publikuar agjencia e lajmeve “Associated Press”, dhe gjenden në arkiva të internetit edhe sot si dëshmi me zë e figurë.