Rahovec: Po shkonte prapa me traktor, nga pakujdesia godet një person, viktima vdes pas arritjes në Gjakovë

Një qytetar në Rahovec ka humbur jetën pas goditjeve që pësoi nga traktori.

Kështu bëri të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar duke lëvizur mbrapa me traktor, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima pasi ka arritur në spitalin e Gjakovës ka ndërruar jetë, ku vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”