Një rruge në Srebrenicë i ndryshohet emri, prej sot aty është vendosur pllaka e ‘Republika Srpska’

Një tabelë me emrin e rrugës ‘Republika Srpska’ në vend të ‘Marshala Tita’ është vendosur në qytetin e Srebrenicës. Ky është rezultati i një vendimi të fundit të parlamentit vendor për ndryshimin e emrave të disa rrugëve.

Këtë e dëshmojnë fotografitë e publikuara në mediat boshnjake e që janë marrë nga Srebrenica. Banorët nuk e dinë nëse është një lëvizje e komunës apo nëse është bërë nga ndonjë individ.