Këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen, bashkëvepruan me Spasojeviqin

Aksioni i Policisë së Kosovës i realizuar të enjten në fshatin Uglarë të Zubin Potokut rezultoi me sekuestrimin e armëve dhe mjeteve eksplozive, si dhe arrestimin e një personi. I dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij kanë nisur hetimet, teksa Sinjali mëson se edhe dy persona të tjera ndodhen në arrati.

Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije se personi që përfundoi në pranga të Policisë për përdorim dhe mbajtje ilegale të armës është Stefan Spasojeviq  – fotografia e të cilit u publikua dje.

Përveç në shtëpinë e tij, gjatë aksionit që u zhvillua në Uglarë, Policia ka kryer bastisje edhe në dy lokacione të tjera, ndërsa të dyshuarit ende s’janë kapur.

Siç mëson Sinjali, personat që po kërkohen nga Policia janë Dusan Jankovic dhe Jovan Djukic. Disa nga armët e sekuestruara janë gjetur në shtëpinë e këtij të fundit.

Spasojeviq, Jankovic dhe Djukic po dyshohen se në bashkëveprim kanë poseduar dhe përdorur armë ilegale dhe gjësende të tjera të kundërligjshme.