Gërvalla për raportin me Osmanin: Më vjen keq të zhgënjej të gjithë ata që janë gëzuar, por s’jemi përçarë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka mohuar se ka një përçarje të raporteve me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Gërvalla ka thënë se i vjen keq t’i zhgënjej të gjithë ata që kanë shpresuar se më në fund kanë arritur të fusin përçarje mes institucioneve.

“Më vjen keq të zhgënjej të gjithë ata që janë gëzuar shumë sepse kanë shpresuar se më në fund kanë arritur të fusin njëfarë përçarje mes institucioneve. Më duhet t’i zhgënjej sepse ne për shkak se nuk jemi lidhur për çështje private, por për shkak se secili nga përfaqësuesit e institucioneve sot në radhë të parë ka parasysh interesin e shtetit. Çështjet e tilla nuk janë të rëndësishme”, është shprehur ajo në TËVË 1.

Më tej ajo i ka dhënë 100 për qind të drejt presidentes Osmani të mos pajtohet më secilin vendim të qeverisë.