Dorëzimi i eshtrave të tre personave tek autoritetet serbe, EULEX tregon detajet

Ekspertët mjeko-ligjorë të EULEX-it bashkë me përfaqësuesit e e IML-së dje në pikën kufitare në Merdar kanë dorëzuar eshtrat e tre personave që së fundi u identifikuan.

EULEX ka thënë se eshtrat e një personit i janë dorëzuar familjes, ndërsa të dy të tjerëve i janë dorëzuar autoriteteve serbe.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur homologët tanë vendorë në IML dhe institucionet e tjera relevante të Kosovës duke ofruar ekspertizë mjekoligjore dhe këshilla në kryerjen e punës komplekse të identifikimit të të gjitha mbetjeve njerëzore në morgun e IML-së, në mënyrë që anëtarët e familjes të realizojnë të drejtën e tyre për të ditur të vërtetën”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.