Dega e PDK-së në Rahovec ka vendosur ta votojë në Kuvend Komunal Buxhetin e Rahovecit për vitin 2023.
“Vota e PDK-së do të jetë pro buxhetit komunal”, thuhet në një njoftim të partisë.
Sipas PDK-së, pas propozimeve që i kemi marrë gjatë muajve të fundit në takime me qytetarë, bujq e fermerë, anëtarët e Kuvendit Komunal nga radhët e PDK-së u janë dakorduar që nesër si grup i asamblistëve ta votojmë Buxhetin për vitin 2023.
“PDK edhe sot ka shumë kritika, sepse Buxheti i Komunës së Rahovecit, që do të votohet në udhëheqjen e kryetarit Smajl Latifi, vazhdon të mos ketë përgjigje për nevojat e qytetarëve. Shpresojmë që ky Buxhet të vihet në shpëtim të familjeve dhe ndërmarrësve, e nuk do të keqpërdoret në emër të tyre. Mirëpo, ne do ti tejkalojmë inatet politike dhe për hir të qytetarëve, që janë në pasiguri ekonomike për shkak të krizës globale dhe vërshimeve të fundit, vendosëm ta votojmë Buxhetin. Ky Buxhet duhet të jetë për qytetarët dhe vota jonë do të jetë për qytetarët”, thuhet në njoftim.
Latifi: Dëme të mëdha nga vërshimet, kërkojmë përkrahjen urgjente të qeverisë