Rrëmujë dhe skandal në studio televizive, Gold AG e fyen rëndë gazetarin: “T’i q***** robtë”

Një rrëmujë e madhe, tone të ashpra dhe gjuhë vulgare. Krejt këto ndodhën brenda një debati televiziv prej rreth një orë e gjysmë në emisionin Debat Plus të enjten në mbrëma.

Tema? Patriotizmi dikur dhe sot, ishte titulluar nga autorët e emisionit. Çka në të vërtetë u diskutua ishin fyerjet dhe ofendimet në studio. Protagonist ishte këngëtari Arian Agushi e përball tij gazetari Vullnet Krasniqi.

Duke diskutuar rreth një komenti të gazetarit Vullnet Krasniqi, ku ai i referohej Agushit si “debill këngëtar”, Agushi shfryu në drejtim të tij.

Pothuajse i tërë diskutimi e kishte zanafillën këtu.

“A po të qeshet. A i ke pa komentet, a ta ka rrokë lemza najkan te shpia. Të ngova, mos ta ni zanin kur t’foli unë”, i tha Agushi, Krasniqi.

Sipas Krasniqit, në vend të reperit Gold Ag, në ditën e çlirimit të Skënderajt është dashur të ftohen këngëtarë më me vlera e jo një oportunist, një artist me karrierë “të dështuar në Hip Hop”.