Genc Nimanbegu merr detyrën e kreut të Ulqinit, pranon urime nga Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Genc Nimanbegu për marrjen e detyrës së re si kryetar i komunës së Ulqinit.

Osmani thotë se Ulqini mbetet si shtëpi e dytë për kosovarët.

“Ulqini përherë është jo vetëm pikë turistike, por edhe shtëpi e dytë për kosovarët, duke manifestuar bujarinë e pakursyer”, ka shkruar ajo në Facebook.

Më tej, Osmani shton se “si vëllezërit e motrat tona, por edhe duke qenë popull shtetformues në Mal të Zi, shqiptarët në këtë shtet do ta kenë përkrahjen tonë të pakursyer”.