Kurti: Mbi 700 mijë objekte të skanuara në më pak se një muaj në Qendrën e Digjitalizimit

Kryeministri i Kosovës ka njoftuar se mbi 700 mijë objekte janë skanuar në më pak se një muaj në Qendrën e Digjitalizimit.

Kjo është ndërmarrja e parë publike për digjitalizimin e arkivit të Biblotekës Kombëtare të Kosovës.

“Mbi 700 mijë objekte të skanuara në më pak se një muaj në Qendrën e Digjitalizimit në ndërmarrjen tonë të parë publike për digjitalizimin e arkivit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. E pajisur me teknologjinë më të avancuar dhe të sofistikuar në rajon, kjo qendër na ka dhënë mundësinë jo vetëm të kapim hapin, por edhe të marrim drejtimin në digjitalizimin e regjistrimeve dhe koleksioneve,” ka shkruar Kurti në “X”.