Kosova me pagën më të ulët minimale në Evropë, ky është shteti që e ka më të lartën

Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Luksemburgu i prin listës si shteti me pagën më të madhe minimale. Paga minimale e një shteti përcaktohet me ligj dhe zbatohet për shumicën e punonjësve të atij shteti.

Në mesin e vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës pati miratuar Ligjin për pagën minimale. Ligji parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto ose 250 euro neto, por ende nuk ka hyrë në fuqi. Tash po kërkohet që paga minimale të bëhet 450 euro.