Arrestohet një person në veri, vendosi stikersa me foton e terroristit të vrarë në Banjskë

Në orët e para të ditës së sotme, në rrugët në Mitrovicën Veriore është kapur në flagrancë një person teksa vendoste stikersa në lokacione të ndryshme. Fotoja e një terroristi të vrarë në Banjskë ishte në shumicën prej stikersave, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije për Sinjalin se i dyshuari që u arrestua është një person i moshës së mitur, i cili po dyshohet për nxitje të përqarjes dhe mosdurimit.

Siç ka mësuar Sinjali, në stikersat që po shpërndante i mituri ishte e vendosur fotoja e Stefan Nedeljkoviq, terroristi i vrarë gjatë sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.

Të dyshuarit që u kap mat nga Policia i janë gjetur mbi 80 stikersa me foton e Nedeljkoviq – që janë sekuestruar si prova materiale.