Asfaltohet fshati Belle në Deçan, Ramosaj: I hap rrugë turizmit dhe zhvillimit ekonomik

Fshati turistik Belle, në komunën e Deçanit ka filluar të asfaltohet.

Lajmin për këtë e ka dhënë kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se ky asfaltim i hap rrugë turizmit dhe zhvillimit ekonomik të komunës së Deçanit.

“Po asfaltohet Fshati Belle, investim ky në infrastrukturën rrugore që hap mundësitë e zhvillimit ekonomik, veçanërisht turizmit në këtë zonë me pasuri të jashtëzakonshme natyrore! Fshati Belle, si një nga vendbanimet më të vjetra në Kosovë, pasqyron më së miri trashëgiminë kulturore, historike e arkeologjike të vendit tonë! Urime të dashur qytetarë!”, ka shkruar Ramosaj.

Postimi i plotë: