Ky është njëri nga të arrestuarit në lokalin “Che Bar” në Prishtinë

Në njërin nga lokalet më të famshme në Prishtinë, në “Che Bar” sot rreth orës 13:00, janë ndaluar dy persona nga Policia.

Siç mëson Gazeta Sinjali personat e ndaluar janë: Zenel Jashari dhe Valon Demolli.

Për Jasharin dhe personin tjetër të ndaluar, ende nuk ka një vendim nga Prokurori i rastit.

Derisa një person i tretë që dyshohet se kishte armë me vete, siç merr vesh Gazeta Sinjali, është arratisur nga lokali dhe Policia është në kërkim të tij.