Avokati Tomë Gashi: Kam qenë i vetmi katolik në shkollën e mesme, por i barabartë

Avokati Tomë Gashi ka theksuar se koncepti i tolerancës fetare ka kuptime të ndryshme në shoqërinë shqiptare.

Ai në Debat Plus ka thënë se në Prishtinë, ku ai ka qenë pjesë e sistemit arsimor dhe profesional për vite të tëra, identiteti fetar nuk i është bërë pengesë për barazinë.

Ai ka treguar për eksperiencën e tij personale në shkolla të ndryshme në Prishtinë, duke përmendur se ka qenë i vetmi katolik në shkollën e mesme teknike, por është trajtuar barabartë dhe pa diskriminim.

“Unë sigurisht që prej bebe jam në Prishtinë dhe të gjitha shkollat i kam kryer këtu. Ka pasur raste kur në shkollën teknike kam qenë i vetmi katolik prej 2 mijë nxënësve por kam qenë më i barabartë se të gjithë tjerët të barabartë, sepse askush s’ka fol për atë temë dhe nuk ka qenë kurrfarë diskutimi. Shkollë fillore kanë qenë dy apo tre, në shkollë të mesme njëjtë në fakultet njëjtë. Por nuk më kanë shikuar më ndryshe për shkak të emrit Tomë, në raste kam mbajtur edhe këqyr kanë qenë pak moderne, këto nuk i kanë penguar askujt por tash në vitin 2024 ne vend se të flasim për edukim, merremi me temat që nuk kanë vlerë në kuptimin e debateve”, ka deklaruar Gashi në Debat Plus.