Kurti pret nesër në takim Presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret nesër, e enjte, në takim Presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer.

Takimi pritet të zhvillohet në Qeverinë e Kosovës në orën 08:30.

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë ka njoftuar se presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, nisi vizitën në Kosovë nga data 8 korrik deri më 11 korrik.

Presidenti i Këshillit Kombëtar do të takohet nesër me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa u takua me kryekuvendarin Glauk Konjufca e drejtuesen e diplomacisë, Donika Gërvalla.

Gërvalla në takimin me të theksoi avancimin e marrëdhënieve bilaterale në fuqizimin e demokracisë, arsimit dhe investimet në kapacitetet humane, me theks të veçantë të të rinjve si dhe shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e Zvicrës ndaj Kosovës që nga periudha e çlirimit deri në pavarësi, zhvillim dhe integrim.