Haki Abazi, deputeti i Vetëvendosjes, ka shkruar disa fjalë për qëndrimet e tij në lidhje me zgjedhjet e brendshme në partinë së cilës i takon. Por, ai është treguar tmerrësisht i mjegullt.
Ai ka ndarë shkrimin e tij në tri pika. Në të parën, flet për grevën në arsim dhe nuk i mban anën as Qeverisë Kurti por as SBAShK-ut. Në të dytën flet për Serbinë. Dhe në të tretën, më kryesoren, flet për demokracinë.
Fenomenale: Liberalizimi i vizave në rend dite dy muaj para vitit të ri
“Demokracia dhe shëndeti i saj ka degraduar në mënyrë serioze. Qelizat demokratike të shoqërisë sonë janë zënë ngushtë dhe kanë mbetur pa oksigjenin e duhur në tymnajat e mjegullimit për të konfuzuar qytetarit për të vazhduar manipulimin dhe përfitimin e një përqindje të vogël njerëzish.” – ka thënë deputet Abazi.
Nuk dihet se për kë e ka fjalën z. Abazi, ndërkohë që nuk përmende specifikisht zgjedhjet e brendshme në VV.
Ky shkrim nuk është pëlqyer nga askush prej figurave të larta në Vetëvendosje. /Nacionale
Statusi i plotë dhe pa ndërhyrje:
(2 min lexim)
Të nderuar qytetarë, votues dhe përkrahës,
Udhëkryqi në të cilin gjendemi ka nevojë për reflektim, zë dhe veprim me menquri për të ofruar zgjidhje konkrete dhe autentike.
1. Nevoja me prioritet urgjent është përfundimi i grevës së punëtorëve të arsimit duke gietur zgjidhje dhe duke mos e thelluar tutje hendekun që për pasojë ka dëmtimin e interesit të nxënësve dhe rrjedhimisht të gjihë shoqërisë tonë. Një shoqëri që ka ditur të çlirohet, duhet të gjejë rrugëdalje nga kjo situatë. Edukimi i gjeneratave është interes nacional.
2. Serbia po vazhdon të sfidojë qenësinë e Kosovës përkundër pozicionit pro Rusisë që ka, paradoksale që ende ka mirëkuptim për Serbinë në qarqet e shtetet demokratike. Kjo shtron urgjncën për ndërveprim për të qenë në aksion e sulm diplomatik e bashkëveprim me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, ata që nuk fotografohen me Vucic si pioner të Ballkanit të Hapur por kanë mbetur besnik idealit të barazisë së shqiptarëve me fqinjët e tyre, me diasporën dhe Shqipërinë e përtej Ballkanit të Hapur. Kjo është interes nacional.
3. Demokracia dhe shëndeti i saj ka degraduar në mënyrë serioze. Qelizat demokratike të shoqërisë sonë janë zënë ngusht dhe kanë mbetur pa oksigjenin e duhur në tymnajat e mjegullimit për të konfuzuar qytetarin për te vazhduar manipulimim dhe përfitimin e një përqindje të vogël njerzish.
Shtëpia e demokracisë është bërë me qëllim tabelë qitjeje. Kjo duhet të ndryshojë me urgjencë sepse është interes nacional!
Do flasim dhe do të veprojmë dhe atë rregullisht dhe hapur. Kështu e do DEMOKRACIA!