Nisma franko-gjermane për dialogun – flet presidentja Osmani

Presidentja Vjosa Osmani, është deklaruar në lidhje me iniciativën franko-gjermane për procesin e dialogut.

Osmani ka thënë sot se iniciativa franko-gjermane është që të intensifikohet procesi i dialogut.

“Çdo iniciativë e partnerëve tanë është serioze. Iniciativa është që të intensifikohet procesi i dialogut dhe natyrisht që si Franca, si Gjermania kanë qenë historikisht partnerë aleatë dhe mbështetës të Republikës së Kosovës”, u shpreh Osmani sot para mediave

Për këtë iniciative dje është deklaruar edhe kryeministri Kurti.

Komisioni Evropian e konfirmon: Kosovës duhet t’i hiqen vizat