Nga sot ka filluar sezoni ngrohës për gjitha lagjet që janë të kyçura në ngrohtoren e qytetit Termokos. Këtë vit, po fillon sezoni i ngrohjes tri ditë para afatit zyrtar të zakonshëm.
Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama ka vizituar ngrohtoren për të parë përgatitjet e fundit para fillimit të furnizimit me ngrohje.
Kryeshefi ekzekutiv i Termokos-it, Fisnik Osmani ka njoftuar se nga java e ardhshme do të fillojë furnizimi me ngrohje për disa objekte të lagjes Mati 1.
Sipas tij, pritet të fillojë edhe furnizimi për 86 objekte banesore të vjetra në qendër, Ulpianë, Dardani dhe Bregu e Diellit.
“Konsumatorët kanë borxhe 16 milionë euro”, tha ai.
Tentoi të vras tre policë në Prizren, arrestohet i dyshuari 32 vjeçar