Ka përfunduar operimi gjashtë-orësh i Hysni Gucatit, ish-kreut të OVL-së.
Këtë e konfirmoi për Nacionalen i biri i tij, Musli Gucati.
Gucati i ka thënë gazetës se operimi është dashur të kryhet para arrestimit, por rrjedha e ngjarjeve ka detyruar që i njëjti operacion të kryhet vetëm tani.
“Po, operimi është kryer. Operacioni është bërë në Holandë, kurse shpenzimet janë kryer nga Gjykata Speciale”, ka thënë Musli Gucati për Nacionalen.