Aksident në Rahovec, 4 të lënduar

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në Rahovec.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Kurse, dy drejtuesit e veturave pas pranimit të tretmanit mjekësor, më vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Rahovec 17.10.2022 – 14:26. Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e veturave si dhe dy meshkuj kosovarë këmbësorë. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësorë. Dy drejtuesit e veturave pas pranimit të tretmanit mjekësorë, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./Front Online