Është mbyllur para pak çastesh dueli mes Rahovecit e Istogut, i vlefshëm për xhiron e 11 në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Kjo sfidë mbaroi ashtu siç edhe ia filloi, pra 0-0, përcjell Futbollikosovar.net.
Të dyja skuadrat tentuan të gjejnë rrugën e golit, por që e kishin pamundur ta bëjnë atë.
Gjithsesi, skuadrat mbesin në pjesën e epërme të tabelës dhe deri në fund do të luftojnë për njërën prej dy pozitave të para.
Sulmi i Ballkanit shkëlqen në terrenin vendas, dy gola për ndeshje gjatë tetorit