Sot pritet të votohet për vendosjen e çmimeve tavan për produktet esenciale

Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë seancën plenare me pikat e papërfunduara në seancën e javës së kaluar.

Në rend dite është votimi i Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. Ky Projektligj është shqyrtuar të enjten e javës së kaluar, por në mungesë të kuorumin nuk është votuar.

Gjatë shqyrtimit deputetët opozitarë kanë shprehur kritika ndaj projektligjit, teksa e kanë kualifikuar atë si antikushtetues dhe në kundërshtim me ekonominë e tregut të lirë të Kosovës. Përkitazi me këtë, ata i kanë bërë thirrje Qeverisë që ta tërheqë projektligjin.

Augustin Palokaj: Asociacioni ishte gabim i rëndë në dialog, tash duhet të kapërdihet