Kryetari i Preshevës: Shqiptarët në Luginë mësojnë në libra ku Kosovës i referohen si Metohija

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, në rrjetin e tij social Twitter ka thënë se derisa pakica serbe në Kosovë studion me programin arsimor serb, qytetarët në Luginë mësojnë me libra në të cilët Kosovës i referohen si “Kosova dhe Metohija”.

Ai ka publikuar një fotografi të një libri ku shihet në një paragraf “Rrafshina e Kosovës dhe Metohisë përbën..”.

“Reciprocitet?”, përfundon postimi i tij.