Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se i vjen mirë t’i shoh të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor në Berlin, një javë pas vizitës së saj në rajon.
Ajo, në një postim në Twitter, shkruan se, janë në këtë Samit edhe për të thelluar integrimin ekonomik.
“Më vjen mirë të shoh të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor në Berlin, një javë pas vizitës sime në rajon. Ne jemi këtu për të thelluar integrimin tonë ekonomik. Duke filluar me energji.
Pakoja jonë e Mbështetjes së Energjisë prej 1 miliard eurosh për Ballkanin Perëndimor do të na ndihmojë të formojmë të ardhmen tonë të përbashkët energjetike”, shkruan Ursula von der Leyen.
Cramon: Mosliberalizimi i vizave për Kosovën dështim i BE-së, frustrues qëndrimi i Francës