Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë–Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri është shprehur se Serbia gjithmonë ka kërkuar arsye që të krijojë skenare për ndarjen e veriut nga Kosova.
Tahiri iu bënë thirrje të gjithë klasës politike, duke përfshirë këtu pozitë e opozitë, që mos ta lejojnë skenarë që mund ta destabilizojnë situatën.
“Keto tensione qe po zhvillohen kane per prapavije ‘veriun’. Nuk eshte e rastesishme qe Vucic sot i beri thirrje SHBA-ve dhe NATO-s te nderhyje ne veri per ta qetesuar situaten. Prandaj, Qeveria e Kosoves por edhe gjithe spektri politik, pozite dhe opozite, duhet te jene ne nivelin e pergjegjesise shteterore dhe kombetare per te mos lejuar skenare qe mund te destabilizojne situaten dhe te cojne uje ne mullirin e Vuciqit!”, ka shkruar Tahiri.
Gjithashtu, ka theksuar se gjatë shtatë viteve sa ishte kryenegociatore kur ishte nevoja u ka treguar palës serbe se tokat shqiptare shtrihen deri te “Molla e Kuqe”.