A ua ka paguar Qeveria kontributet e Trustit mësimdhënsve?

Mësimdhënësit në Kosovë së fundi kanë adresuar një shqetësim rreth mospagesës së Trustit Pensional për muajin gusht dhe shtator.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha për Sinjalin se ky problem tashmë është zgjidhur.

Ai tha se për këtë çështje kanë komunikuar me zyrtarë nga Trusti.

“Gjatë ditës së djeshme kemi dërgu një letër te Thesari dhe pastaj kemi komunikuar me zyrtarë nga Trusti Pensional, të cilët kanë thënë që kjo çështje është rregulluar. Ishte fjala që edhe pse janë pasqyruar, nuk janë dedikuar mjetet e duhura për Trustin pensional për punëtorët e arsimit. Nga informacionet e djeshme që i kemi nga Trusti, thuhet se kjo është rregulluar dhe punëtorët e arsimit i kanë në llogaritë e tyre shumën e duhur për gushtin dhe shtatorin”, tha Jasharaj.