AAK-ja premton mbi 1000 euro pagë mesatare në sektorin publik

Grupi për hartimin e Programit Zgjedhor të AAK-së 2025-2028 është mbledhur sot ku bëhet e ditur se kanë  diskutuar programin për Ekonominë dhe Sigurinë Sociale.

Sipas njoftimit të AAK-së, ky grup miratoi disa qëndrime programore, ku njëra ndër to është rritja e pagës minimale në 450 euro.

Tutje, bëhet e ditur se sipas programit të AAK-së, paga mesatare në sektorin publik do të jetë mbi 1 mijë euro, ndërsa vlera nën pagën minimale nuk do të tatimohet.

Më poshtë gjeni qëndrimet programore të AAK-së:

  1. Paga minimale 450 euro;
  2. Paga mesatare në sektorin publik mbi 1000 euro;
  3. Vlera nën pagën minimale nuk tatimohet;
  4. Revitalizim i plotë i kapacitetve energjetike;
  5. Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore;
  6. Granti i katërt për Komuna, miratimi i Ligjit për Financat Lokale;
  7. Burimet njerëzore – Subvencionimi i pagave të sektorëve deficitar;
  8. Orari fleksibil në punë në sektorin publik;
  9. Domain i veçantë i Kosovës – Pavarësia digjitale;
  10. Zhvillimi i industrisë së Turizmit, duke përfshirë agroturizmin dhe turizmin shëndetësor;
  11. Kosova nyje logjistike në Ballkanin Perëndimor;
  12. Krijimi i klimës së sigurisë për investimet e huaja;
  13. Dyfishim i buxhetit brenda mandatit qeverisës.