Kryetari i LDK’së, Lumir Abidixhiku, sot ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, me të cilën ka diskutuar për ngjarjet politike në vend dhe për qëndrimet e LDK’së për to.
Abdixhiku e ka falënderuar ambasadoren Ziv që Izraeli ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës.
“Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv. Gjatë këtij takimi, kryetari Abdixhiku dhe ambasadorja Ziv diskutuan për ngjarjet politike në vend si dhe qëndrimet e LDK-së rreth këtyre ngjarjeve. Kryetari Abdixhiku falënderoi ambasadoren Ziv që shteti i Izraelit ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës si dhe vlerësoi që thellimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve sidomos për zhvillim ekonomik është i domosdoshëm”, thuhet në njoftimin e LDK’së.