Abdixhiku e Rama “verifikojnë” punimet në Rrugën A, e cilësojnë si projektin më të madh kapital

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku bashkë me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama kanë vizituar punimet në rrugën e quajtur ‘Rruga A’.

Abdixhiku në rrjetin e tij social Facebook, ka thënë se ky është projekti më i madh kapital që po zhvillohet aktualisht në kryeqytet.

‘’Sot, me Përparimin, i bëmë vizitë ekipeve punuese 👷‍♂️👷‍♀️🚜 në projektin më të madh kapital që po zhvillohet aktualisht në kryeqytet. E njohur si Rruga A, me 6 korsi, me kolektorë e infrastrukturë moderne përcjellëse, ajo nisi të jetësohet në maj të këtij viti. Me tempon aktuale të punëve – në të dy skajet e rrugës – ajo do të përfundojë qysh para verës së ardhshme 🚧’’, ka shkruar Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së Abdixhiku, ka thënë se ‘’Prishtina po ecë në rrugë e ritëm të jashtëzakonshëm.

‘’Koha të flasim e punojmë për projekte konkrete si zëvendësim i ngarkesës me të shkuarën, e zymtësi polariziese sot’’, ka shtuar tutje kryetari i LDK-së.

Abdixhiku ka thënë se Kosova meriton më mirë.

‘’Kosova meriton më mirë!Kosova, sikurse Prishtina, mundet më shumë’’.