Abdixhiku: Heshtja e Osmanit është shqetësuese, brengosem për pozicionin e saj

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ishte i ftuar në emisionin “Rubikon”, në Klan Kosova, ku foli për shumë tema, përfshirë heshtjen e presidentes Vjosa Osmani, të cilën e ka quajtur shqetësuese.

“Unë e kam brengën për pozicionin e Presidentes së vendit karshi fondamenteve të vetë Republikës, përfshirë edhe në çështjet që e prekin fushëveprimin e saj, politika e jashtme dhe siguria”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku vlerësoi se presidentja duhet të ketë një qëndrim të qartë për temat e rëndësishme politke në vend.

Për anulimin e ushtrimeve më të mëdha ushtarake për Kosovën, nuk patëm asnjë reagim nga Presidentja, e cila duhet të kërkonte llogari nga kryeministri sepse e ka prekur ushtrinë ku ajo është komandante supreme”, tha Abdixhiku.