Abdixhiku me shumë kritika, thotë se Qeveria Kurti është në panik

Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka dhënë një intervistë të gjatë në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, ku ka folur për shumë tema. Në fakt, në një pjesë të konsiderueshme të intervistës, Abdixhiku e komentoi temën më të diskutuar të dy-tri ditëve të fundit, atë të faturave të shtrenjta të energjisë elektrike, për të cilën temë ka pasur shumë ankesa nga qytetarët.

Gjatë emisionit, Abdixhiku deklaroi prapa kësaj tregtie energjetike qëndron një akuzë e rëndë që sot ekziston në Kosovë, e një njeriu ambasador që është i përfshirë në transaksion energjetik.

“Kur e rritë prej 1 euro në 2 euro, është rritje 100 për qind. Sa i përket energjisë elektrike ne sot kemi bërë krahasime, në çmimet sa kanë qenë në Qeveri dhe tash. Sot një vit çmimi i energjisë elektrike në tregun botëror ka qenë diku 300 euro, sonte është 20 euro” – tha Abdixhiku.

“Prapa kësaj tregtie energjetike qëndron një akuzë e rëndë që sot ekziston në Kosovë, e një njeriu ambasador që është i përfshirë në transaksion energjetik, që si ambasador ka bërë ndërmjetësime sa i përket shit-blerjes së energjisë elektrike, pa pasur asnjë punë në atë drejtim” – tha ai.

Abdixhiku shtoi se “ky ambasador që ka bërë kësi ndërmjetësime ka tërhequr 1.4 milion euro midis Prishtinës dhe është mbrojtur. Është mafi e madhe energjetike më besoni”.

Abdixhiku në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës tha se kjo është shenjë paniku, por se nuk e beson askush.

“Ajo çfarë duhet të them është që LDK në kohë rekorde ka arritur t’i kthejë votuesit e vet. LDK ka qenë 24, 25, 26 vazhdimisht, por s’është e mjaftueshme.” – deklaroi ai.

“Në fushatë besoj që do të jetë më vitale. Unë i kuptoj pjesët politike të propagandës. Është propagandë e pastër sondazhi…Një kompani që vendos një natë para zgjedhjeve lokale për rezultat nga sondazhet është propagandë. Unë dëshiroj të besoj që pronari i mediumit nuk është i përfshirë në këtë propagandë të pushtetit”, u shpreh ai.

Kryetari i LDK-së ka deklaruar se ai do ta përcjellë në Kuvend ligjin për tekstet shkollore me shumë kujdes, dhe pastaj do ta bëj temë.

“Unë do ta përcjelli ligjin me shumë kujdes, nëse ligji i teksteve shkollore nuk vjen në janar, unë do ta bëj temë. Por, propagandën e quaj propagandë. Por shpresoj që një pronar i mediumit të mos e bëj një gjë të tillë”, vlerësoi Abdixhiku.

Abdixhiku, që u rizgjodh së fundmi kryetar i LDK-së, foli gjerë e gjatë sot në “Rubikon” të Klan Kosovës edhe për temën e ikjeve nga Kosova. Sipas Abdixhikut, nga Kosova çdo vit ikin 50 mijë të rinj.

“Ne po humbim gjëra shumë bazike: kohën dhe njerëzit…Po na ikin njerëzit, gjeneratat e reja, me të madhe madje, dhe tani s’ka rëndësi se kush ka faj ose kur kanë ikur më shumë e kur më pak. E vërteta është që në vit largohen 50 mijë të rinjë nga Kosova, e ata që mbesin, po u shkon koha.” – tha ai.

Abdixhiku foli edhe për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Një element që nuk e ka kap askush sepse ky draft statut i pranuar i referohet një seri dokumentesh, i referohet rezolutës 1244 që është skandal…Kosova për herë të parë, në historinë pas pavarësisë i referohet një dokumenti, një rezolute 1244 në organizmin e brendshëm ligjor”, komentoi Abdixhiku.