Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë në tubimin e Forumit të Gruas në degën e kësaj partie në Obiliq.
Ai ka bërë me dije se LDK-ja thërret për përbashkim të qytetarëve rreth idesë së saj.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar përbashkim është përgjigjja më e mirë ndaj arrogancës së pushtetarëve.
Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë refuzohet propaganda përçarëse e pushtetit.
“Lidhja Demokratike thërret në përbashkim në çdo qytet e çdo anë, nga çdo familje, çdo grua e çdo burrë që ndihet i lënë pas gjatë katër viteve të shkuara. Përbashkim ynë është përgjigje ndaj arrogancës së pushtetarëve; është refuzim kategorik i propagandës përçarëse! E ardhmja jonë është e ndritshme. Ajo i takon popullit të Kosovës; nuk i përket popullistëve!”, ka shkruar Abdixhiku.