Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur për takimin që e pati sot me kryetarët e degëve të subjektit që drejton.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se kanë diskutuar për listat zgjedhore, komisionerët e vëzhguesit e Lidhjes Demokratike.
“Biseduam dhe për takimet e ardhshme me qytetarë si platformë kryesore e komunikimit politik. Të 170 takimet e fundit, brenda 50 ditëve, ishin jo vetëm frymëzuese, por dhe shenjë e qartë e konsolidimit të së djathtës në Kosovë”.
“Do të vazhdojmë njëjtë, në çdo qytet, çdo fshat, çdo anë. Lidhja është e fortë dhe e djathta po ringritet si një!”, ka thënë Abdixhiku.