Abuzohet seksualisht një e mitur nga dy burra në Prizren, një tjetër dyshohet se e përdori për prostitucion

Një vajzë 15-vjeçare raportohet të jetë keqtrajtuar e abuzuar seksualisht në një motel në mes të rajonit të Gjakovës dhe Pejës, ku Policia ka arritur ta arrestojë tre persona.

Tre të arrestuarit po dyshohen për dhunimin dhe mundësimin apo detyrimin për prostitucion të një vajze 15-vjeçare.

Tre të dyshuarit, me një plan të detajuar, dyshohet se fillimisht i kanë ofruar ‘ndihmë’ viktimës, e cila ishte larguar nga shtëpia e saj para disa ditësh, duke e marrë me veturën e tyre dhe duke i premtuar strehim.

Gjatë kësaj periudhe, të njëjtit e kanë dërguar në një motel, ku dyshohet se dy prej tyre kanë kryer marrëdhënie seksuale me të, edhe pse kanë qenë në dijeni për moshën e saj.

Për dhunimin e 15-vjeçarës dyshohet se ndihmoi i dyshuari i tretë, që sipas burimeve të Sinjalit, dyshohet se e ka organizuar dhe ndihmuar viktimën për qëllime të prostitucionit – duke kryer kështu veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”, përcjell 07 Press.