Acar në mëngjesin e së premtes, ky është parashikimi i motit

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar bore në zona të caktuara. Acar i fortë në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.

Sipas Meteo Kosova, temperaturat minimale do të lëvizin prej -9 deri në -4°C, ndërsa ato maksimale prej -1 deri në 4°C.