Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, sot ka njoftuar se ish-deputetja e LDK-së, Vlora Limani – Hajnuni, i është bashkuar partisë në pushtet.
“Vlora, ish deputete e LDK-së, ish Kryesuese e Kuvendit Komunal të Lipjanit dhe drejtoreshë e Shëndetësisë, nga sot i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE”, ka shkruar Rrustemi.
Rrustemi tha se shkuarja e Vlorës në VV “është kontribut i rëndësishëm”
“Bashkë me disa nga asambleistët e aktivistët e Lëvizjes, i uruam mirseardhje Vlorës e gatishmëri të plotë për të punuar bashkërisht në fuqizimin e Vetëvendosjes e ofrimit të alternativës për Lipjanin. Në këto ditë të zgjedhjeve të brendshme, po shtojmë radhët organizative e po krijojmë hapësirë për të gjithë ata që duan të kontribuojnë për të mirën e vendit e komunës sonë”, ka shkruar ai.