“Afera Pronto”, Adem Grabovci e quan propagandë: Drejtësia e tha fjalën e vet

Dikur një prej njerëzve më të fortë në Partinë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, është rikthyer të flasë për njërën prej aferave më të njohura në vend, atë “Pronto”.

Ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së ka thënë është mbrojtur sërish, duke shtuar se ajo aferë ka qenë propagandë.

Në një intervistë për lajmi.net, Grabovci pohoi se drejtësia e ka thënë fjalën e vet dhe se gjithçka tjetër ka qenë propagandë.

“Pronto ka qenë propagandë më shumë. Drejtësia e ka thënë fjalën e vet. Ajo e vërtetoi që gjithçka ka qenë propagandë”, tha ndër tjerash ai.